Ja sa është pjesëmarrja e deritanishme e votuesve në Maqedoni (Lista)
11/12/2016
Deri ora 10 të mëngjesit, gjithsej kanë votuar 9,49 përqind e votuesve, sipas KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dalja në Njësitë zgjedhore deri në ora 10 është si vijon:
NJZ 1 - 11.05 përqind
NJZ 2 - 9.70 përqind
NJZ 3 - 11.36 përqind
NJZ 4 - 11.24 përqind
NJZ 5 - 9.05 përqind
NJZ 6 - 6.10 përqind.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski ka thënë se disa qytetarë kanë dorëzuar deri te KSHZ ankesa në lidhje me zbatimin e të drejtës për votim, kurse Komisioni ka katër orë afat për të vendosur mbi raportimet e këtyre votuesve. /Telegrafi/


