Please enter at least 3 characters.

Ja për çfarë dëshmoi Menduh Thaçi në PSP

2016/03/Menduh-Thaçi-para-mediumeve-e1508061589181.jpg

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), e cila ka zgjatur plotë një orë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gazeta ''Lajm'' publikon bisedën mes Prokurorëve Special dhe Menduh Thaçit. ''“Pjesa më e madhe ka qenë për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2011 në Zajaz, Osllomej, Kërçovë, Shkup, Likovë dhe në komuna tjera. Kryetari Thaçi i ka prezantuar para PSP-së të gjitha informacionet dhe dëshmitë për manipulimet që janë bërë në ato zgjedhje”, thotë për ''Lajm'' ky burim i lartë partiak.

Përveç kryetarit të PDSH-së, në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) sot ka dëshmuar edhe ish-ministri i kulturës nga radhët e kësaj partie, Arifikmet Xhemaili, paraardhës i ministres Elizabeta Kançeska – Milevska./Telegrafi/