Please enter at least 3 characters.

Ja cilin çift më parë u spekulua se ndau Diana Avdiu (Foto)

2016/04/diana-avdiu-12-e1460549096875.jpg

Diana Avdiu edhe në të kaluarën ka qenë në qendër të spekulimeve për romanca me burra të martuar.
Tri vite më parë ishte Diana ajo që zuri vëmendjen e mediave shqiptare, ku të gjitha raportuan se ajo ishte në romancë me Agron Selimin, menaxherin e saj, i cili është i martuar.

Edhe Diana edhe Agron Selimi i mohuan këto raportime, shkruan Telegrafi.

Spekulimet vazhduan teksa edhe takimet sekrete të tyre po asthu nuk u ndalën, e që u thanë se janë takime pune.

Aq larg shkoi kjo sagë spekulimesh sa Diana Avdiu u tha se e zbuloi “të dashurin e ri”, shokun e saj Meti Alshiqin, vetëm për të zhvendosur vëmendjen.

Spekulimet përfunduan në momentin kur Agron Selimi konfirmoi se nuk është ndarë nga gruaja e tij dhe familja për modelen e njohur shqiptare.

Mediat shqiptare më herët gjatë ditës raportuan se Diana Avdiu ka romancë me ministrin Blerand Stavileci, i cili është i martuar dhe ka fëmijë, spekulime që këto ende nuk janë konfirmuar, me Dianën që ka mohuar një gjë të tillë. /Telegrafi/