Please enter at least 3 characters.

Izraeliti thotë se doganieri palestinez është tallur me të, duke ia lënë një “vizatim” të turpshëm në pasaportë (Foto)

2016/12/Shkaku-i-dallimeve-fetare-doganioeri-i-vizatoi-nje-shenj-te-turpshme-ne-pasaporte-foto.jpg

Tal Y’aakobi nga Izraeli, pretendon se doganieri palestinez ia ka vizatuar një penis në pasaportë, vetëm për shkak se është hebre.

Udhëtari 25-vjeçar ka thënë se është dashur të priste mbi një orë e gjysmë në kufirin e Kilit, derisa po kthehej nga Argjentina, transmeton Telegrafi.

Madje, ai ka thënë se zyrtari kufitar është sjell me arrogancë, si dhe e ka lënë një mesazh në dokumentin e tij të udhëtimit.

Siç shihet në fotografi, poshtë vizatimit të turpshëm, është edhe mbishkrimi “Viva Palestine”, që nënkupton "Rroftë Palestina".

Të gjitha këto ai thotë se i janë bërë për arsye fetare, ndërsa është dashur të paguajë afro 300 euro për pasaportën e re. /Telegrafi/