Please enter at least 3 characters.

Izraelitët thonë se kanë zbuluar qendër trajnuese të Hamasit brenda një xhamie

2023/12/1-122.jpg

Sipas izraelitë, IDF-ja ka zbuluar një qendër trajnuese të Hamasit brenda një xhamie në qytetin e Gazës.

COGAT, një njësi izraelite brenda ministrisë së Mbrojtjes, ka njoftuar se trupat izraelite gjetën granatahedhës në Shuja’iyya, transmeton Telegrafi.

"Çfarë përdhosjeje e një vendi të shenjtë nga një e ashtuquajtur lëvizje islamike", u tha nga COGAT, që shpërndau imazhet e një sasie të konsiderueshme të armëve të sekuestruara.

Në anën tjetër Hamasi vazhdimisht mohon pretendimet e izraelitëve, se po përdor civilët si mburojë dhe se asnjëherë nuk ka përdor objektet civile për qëllime ushtarake.

E në Gazë po vazhdojnë luftimet e ashpra, ku vazhdimisht po raportohet për civilë të vrarë dhe objekte të shumta të shkatërruara. /Telegrafi/