Please enter at least 3 characters.

Izraeli sulmon Institutin Francez dhe zyrën e AFP-së në Gaza

2023/11/Screenshot_4-11.jpg

Instituti Francez në Gaza është goditur nga një sulm ajror izraelit, por nuk u raportuan të lënduar në mesin e stafit, tha ministria e Jashtme franceze, ndërsa zyra e Gazës e agjencisë së lajmeve Agence France-Presse (AFP) u godit gjithashtu.

Ministria franceze shtoi se u kishte kërkuar autoriteteve izraelite që të arsyetojnë "pa vonesë" sulmin ndaj institutit.

Në një deklaratë të veçantë, ministria shprehu gjithashtu "shqetësime të mëdha" për numrin e viktimave civile në Gaza, raporton skynews.

AFP tha se zyra e saj në Gaza u granatua nga ushtria izraelite dhe u dëmtua rëndë nga një sulm i djeshëm.

Asnjë nga tetë anëtarët e stafit të AFP-së me punonjës të përhershëm në Gaza nuk ishte në vend në atë kohë dhe të gjithë u evakuuan në jug të Gazës më 13 tetor, shtoi ai.

“AFP dënon në termat më të ashpër këtë sulm ndaj zyrës së saj në qytetin e Gazës”, tha ajo. /Telegrafi/