")
Please enter at least 3 characters.

Ivanov deri të enjten ka afat ta nënshkruajë Ligjin e gjuhëve

2017/06/Gjorge-Ivanov.png

Presidenti Gjorge Ivanov deri të enjten në mbrëmje duhet të nënshkruajë dekretin e ligjit të përdorimit të gjuhëve ose ta kthejë në Kuvend me apo pa vërejtje.

Kuvendi solli ligjin për përdorimin e gjuhëve më 11 janar, ndërsa presidenti ka afat prej 10 ditësh të nënshkruajë dekretin e ligjit.

Sipas informacioneve të para thuhet se është shumë e qartë se Ivanov nuk do ta nënshkruajë dhe do të vendosë veto për këtë ligj.