Please enter at least 3 characters.

Iu gjetën 7 qese të vogla me kokainë – arrestohet i dyshuari te Pallati i Drejtësisë në Prishtinë

2023/01/Pallati-i-drejtesise-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
14:"Ridvan Slivova

Një person është arrestuar tek Pallati i Drejtësisë në Prishtinë, pasi që tek i njëjti policia ka gjetur  7 qese të vogla me kokainë.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme 5 gramë”, thuhet në raportin e policisë.

Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/