Please enter at least 3 characters.

Italia mposht me goleadë Lihtenshtajnin

2019/03/ItaliaLihtenstein-1.jpg
278:"PARMA, ITALY - MARCH 26: Fabio Quagliarella celebrates his goal of 4-0 with teammates during the 2020 UEFA European Championships group J qualifying match between Italy and Liechtenstein at Ennio Tardini on March 26, 2019 in Parma, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Italia është treguar e pamëshirshme kundër Lihtenshtajnit (6-0) në ndeshjen kualifikuese për 'Euro 2020', në kuadër të Grupit J.

Stefano Sensi e nisi serinë e golave pas një harkimi nga Leonardo Spinazzola (17'). Me një përpjekje individuale, Marco Verratti e dyfishoi epërsinë (32').

Fabio Quagliarella u bë lojtari më i moshuar që shënon për Italinë pas realizimit nga penalltia (35'). Sulmuesi 36 vjeçar e shënoi edhe golin e dytë personal në fund të pjesës së parë, sërish nga pika e bardhë (45'+3).

Fabio Quagliarella dhe Leonardo Bonucci (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë doli në skenë talenti 19 vjeçar, Moise Kean, duke shënuar në ndeshjen e dytë radhazi për kombëtaren (70'). Asistimin e dhuroi Quagliarella.

Pikërisht Fabio Quagliarellan e zëvendësoi Leonardo Pavoletti në minutën e 74, ndërsa vetëm tri minuta pasi hyri në lojë, sulmuesi i Cagliarit e shënoi golin e gjashtë për Azzurrët.

Fabio Quagliarella me dy gola ndaj Lihtenshtajnit (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Me këtë triumf, Italia është në krye të Grupit J, pasi nga dy ndeshje ka regjistruar dy fitore dhe numëron gjashtë pikë. Lihtenshtajni është në fund të grupit me asnjë pikë të arkëtuar, pasi i ka humbur që të dy ndeshjet e zhvilluara.

Në xhiron tjetër në muajin qershor, Lihtenshtajni luan si mysafir i Armenisë, kurse Azzurrët udhëtojnë në Greqi. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x74u6vj

https://www.dailymotion.com/video/x74u7g2

https://www.dailymotion.com/video/x74u7mu

https://twitter.com/LiveBianconera/status/1110653174552190978

https://twitter.com/UKGoalTV/status/1110655266427731968