Italia fiton në miqësoren ndaj Skocisë (Video)
29/05/2016
Italia ka fituar në miqësoren ndaj Skocisë me rezultat 1-0.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte e meritoi fitoren pasi ishin më të mirë gjatë takimit.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Granziano Pelle në minutën e 57-të pas një asistimi nga Eder.
Kjo miqësore ishte përgatitje për Kampionatin Evropian. /Telegrafi/


