Itali – Holandë, formacionet zyrtare
Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Holandës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.
Azurrët janë nikoqir të Tulipanëve në ndeshjen e katërt të Grupi 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve, takim që zhvillohet në Gewiss Stadium të Bergamos nga ora 20:45.
Ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini vjen nga një barazim në udhëtim te Polonia dhe pret t’i kthehet fitores ndaj Holandës për të forcuar pozitën e parë në grup.
Në anën tjetër, edhe Holanda e Frank de Boer vjen nga një barazim në udhëtim, por synon të marrë një rezultat pozitiv edhe ndaj Italisë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë disa ndryshime të vogla nga ndeshjet e fundit.
Itali: G Donnarumma; D'Ambrosio, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Pellegrini


