Please enter at least 3 characters.

Istogu e shpall sot qytetar nderi komandanti amerikan

2019/05/auto_160127-Z-BP913-0011549836400-1.jpg

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Orr bashkë me një delegacion nga kjo Gardë po qëndron në Kosovë.

Ai dje u takua me presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit.

Për të pasdite kryeministri organizoi një pritje të cilit i tha se ai në Kosovë është si në shtëpinë e tij.

Haradinaj në shenjë falënderimi i dhuroi komandantit amerikan një revole.

Ndërsa edhe Orr që ka kontribuar shumë për ushtrinë e Kosovës tha se ushtarët e FSK-së i ka si vëllezër.

Për nder të këtij kontributi Istogu sot do ta shpall qytetar nderi komandantin amerikan./kp/