Please enter at least 3 characters.

Isniq, arrestohet një person për sulm fizik

2018/08/rrahje-2-780x439.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Isniq për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 16:00.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi