Ismet Beqiri: LDK do ta votojë ligjin për veteranët
14:"Ridvan Slivova
30/12/2016
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se LDK-ja është kundër ndarjes së veteranëve.
“Nëse dikush është kundër ndarjes së luftëtarëve të UÇK-së është LDK”, ka thënë Beqiri.
Ai ka shtuar se si LDK do ta votojnë projektligjin sepse këta njerëz meritojnë të përkrahen.
“Nuk bënë të bëhet lojë fjalësh. Ju takon organeve kompetente ta verifikojnë numrin e përgjithshëm të veteranëve”, tha Beqiri./Telegrafi/


