Ish-ushtaraku me rrezikshmëri të lartë qëlloi mbi policinë, detaje nga ngjarja e rëndë në Maliq
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku humbi jetën një efektiv policie dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni.
Sipas informacioneve paraprake A2 CNN mëson se autori i ngjarjes është Violand Bracellari, një ish ushtarak dhe prej vitesh në kërkim për ngjarje kriminale.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një grup policor ishte nisur drejt fshatit të thellë malor Bodë në Lozhan të Maliqit, për të kapur një person në kërkim me rrezikshmëri të lartë.
Gjatë momentit të afrimit pranë stanit të madh të qenve, që autori dispononte për të mbajtur larg policinë, ai ka vërejtur lëvizje të dyshimta dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri.
Nga të shtënat ka mbetur i vrarë në krye të detyrës një efektiv policie, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.


