Please enter at least 3 characters.

Ish-trajneri i Tottenham, Sherwood: Bale mund të përfundojë në Kinë me kërkesat që ka

2019/05/GettyImages-1145814858-1.jpg
242:"MADRID, SPAIN - APRIL 28: Gareth Bale of Real Madrid looks on during the La Liga match between Rayo Vallecano de Madrid and Real Madrid CF at Campo de Futbol de Vallecas on April 28, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Duket se Gareth Bale do të largohet Real Madrid pasi Zinedine Zidane nuk e sheh si pjesë të ekipit.

Largimi i Bale do t’i lehtësonte arkat e klubit, pasi ai fiton 15 milionë euro.

Agjenti i tij, Jonathan Barnett, po kërkon një klub që do t’i ofronte 20 milionë euro, një shumë që shumica e klubeve në Evropë, do të hezitojnë t'i paguajnë për një 30 vjeçar.

Gareth Bale. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Trajneri Tim Sherwood, ka thënë se është e pamundur që ndonjë klub të paguajë këtë shifër.

"Mendoj se ka më shumë gjasa që Gareth Bale të shkojë në Kinë se sa të kthehet në Ligë Premier".

Tim Sherwood. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

"Nëse ai kërkon të mbajë të njëjtën pagë dhe stil të jetesës që ka në Real Madrid, mendoj se do të duhet të shkojë në Kinë”, ka thënë Sherwood.

Real Madrid ka paguar një rekord botëror prej 101 milion euro për Bale në vitin 2013.

Gareth Bale te Real Madrid . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Zidane ka vendosur se Bale nuk ka vend në Madridin për sezonin e ardhshëm edhe pse ka kontratë deri në vitin 2022. /Telegrafi/