Please enter at least 3 characters.

Ish-sulmuesi i njohur Berat Hyseni parashikon Superligën e Kosovës: Nga kampioni, te Kupa e Kosovës dhe skuadrat që bien nga elita

2024/08/Berat-hyseni-lajm-parashikimi.png

Superliga e Kosovës në futboll ka startuar dhe pritet të jetë një edicion spektakolar, duke parë lëvizjet e skuadrave në këtë afat kalimtar dhe ndeshjet në këto xhirot e para.   Gara për titull, Kupa e Kosovës, por edhe daljen në Evropë dhe mbijetesa do të jetë shumë e nxehtë deri në fund.  Ish-futbollisti i njohur, dikur pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës tanimë i pensionuar nga futbolli, Berat Hyseni ka parashikuar për fundin e sezonit 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës.  Duke iu përgjigjur disa pyetjeve nga redaksia e sportit në Telegrafi, Hyseni ka parashikuar se kush shpallet kampion, kush del në Evropë, fituesin e Kupës së Kosovës, por edhe skuadrat që bien nga elita.  

Hyseni që si lojtar karrierë ka bërë në Shqipëri te Tirana dhe Teuta, e sheh Llapin si kampion të Kosovës për edicionin 2024/25, derisa Drita si fitues të Kupës së Kosovës. Gjithnjë sipas Hysenit në garat evropiane do të dalin Llapi, Drita, Ballkani dhe Prishtina.

Ish futbollisti i Prishtinës ka parashikuar që nga elita do të largohen Feronikeli ’74 dhe Ferizaj, derisa si befasinë për të mirë e sheh Suharekën, duke besuar se mund ta rrëzojë njërën nga katër të lartë përmendura.  Tutje Hyseni që ka shënuar mbi 100 gola në elitën e futbollit kosovar me klube si Flamurtari, Prishtina, Trepç, Trepça ‘89, Ferizaj e Hajvalia ka parashikuar se sulmuesi i Ballkanit, Sunday Adetunji, do të shpallet top shënues në edicionin 2024/25, derisa lojtari që duhet parë sipas tij është Dion Gallapeni.

Amar Demolli është lojtari që do të befasojë për të mirë këtë edicion në Superligë sipas Berat Hysenit. /Telegrafi/