Ish-legjenda e Man United i kërkon Amorimit që t’i heqë Bruno Fernandes shiritin e kapitenit
27/12/2024
Ish-legjenda e Manchester United, Roy Keane i ka kërkuar klubit që t’i heqë Bruno Fernandes shiritin e kapitenit. Të besuarit e Ruben Amorim pësuan humbje në ‘Boxing Day’ nga Wolverhampton duke u mposhtur me rezultat 2-0, ndeshje në të cilën Fernandes u përjashtua me karton të kuq.Reprezentuesi portugez kështu nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen që United e luan të hënën ndaj Newcastle United.Ka qenë edhe vet tekniku portugez i cili ka paralajmëruar se Harry Maguire mund të marrë shiritin e kapitenit për atë ndeshje.“Ju duhet të prisni dhe të shihni për kapitenin. Ai (Maguire) po punon shumë mirë, është i fokusuar tek puna, jo tek ajo që thonë njerëzit”, ka thënë Amorim.


