")
Please enter at least 3 characters.

Ish gjyqtari, Andujar: Penalltia e Juventusit nuk duhej të akordohej

2019/03/GettyImages-1135406061.jpg
275:"TURIN, ITALY - MARCH 12: Cristiano Ronaldo of Juventus scores a penalty (3-0) during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Juventus and Club de Atletico Madrid at Allianz Stadium on March 12, 2019 in Turin, . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Federico Bernardeschi fitoi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes, që Ronaldo e ktheu në gol.

Por eksperti i gjykimit Andujar Oliver beson se ajo penallti nuk duhej të ishte dhënë.

Gjuajtja e Cristiano Ronaldos. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Angel Correa vuri dorën në shpinë e lojtarit të Juventusit, ku Andujar Oliver nuk mendon se ishte e mjaftueshme për penallti.

"Perceptimi im është se penalltia nuk duhet të ishte dhënë".

"Ai ishte prekur, por jo i mjaftueshëm", ka thënë eksperti i gjykimit në Radio MARCA.

Ronaldo shënoi tri herë në këtë ndeshje, duke treguar se mbetet ndër më të mirët. /Telegrafi/