Please enter at least 3 characters.

Irina Shayk nuk dëshiron të dashur që pas ndarjes nga Bradley Cooper

2019/07/GettyImages-455819644-e1563999627765.jpg
402:"VERONA, ITALY - SEPTEMBER 20: Irina Shayk attends Intimissimi on Ice - OperaPop at the Arena di Verona on September 20, 2014 in Verona, Italy. The world diverted their eyes away from the catwalks of Milan to the Arena di Verona, where Intimissimi showed off their latest styles to the press and public on the spectacular frozen over amphitheatre. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images for Intimissimi)
13:"Andreas Rentz

Irina Shayk është duke e shijuar jetën 'single' që pas ndarjes nga Bradley Cooper.

Marrë parasysh që është spekuluar për një lidhje të re të saj, super modelja ruse, e cila ka qenë e martuar me Cooperin për katër vite dhe ka një vajzë me të, është fokusuar në prioritete të tjera tani.

"Irina nuk po takohet me askënd", ka thënë një burim për E News. "Ajo është duke u fokusuar në vajzën dhe po kalon më shumë kohë me të. Ajo dëshiron të takohet me dikë në të ardhmen, por nuk e ka prioritet këtë moment".

Irina Shayk (Foto: Getty Images/Guliver)

TMZ raporton se Cooper dhe Shayk janë pajtuar të jetojnë në një vend së bashku për shkak të vajzës, Lea de Seine.

Shayk, 33 vjeçe, së fundmi i ka thënë Bazaar se martesa vlen akoma për të. "Çdokush e shikon atë ndryshë. A besoj unë në martesë? Po natyrisht. Nuk jam një prej atyre që nuk dua të martohem sërish", ka thënë ajo. /Telegrafi/