Please enter at least 3 characters.

Iranit i bien fitimet nga nafta për 45%

2016/01/f.0108151349271_m.jpg

Një shenjë e mëtejshme për këtë krizë është edhe fakti se ministri i Naftës ka ndaluar shitjen e karburantit për disa linja ajrore, për shkak të disa faturave të papaguara. Eksportet e naftës përbëjnë të ardhurat kryesore për ekonominë e Republikës Islamike. Kateb tha se rënia e eksportit.

Irani u raportua në Parlament nga vetë ministri i Naftës, Rostam Qasemi. “Në bazë të këtij raporti, shitjet e naftës kanë rënë me 40 për qind dhe të ardhurat me 45 për qind në nëntë muajt e fundit”, tha zoti Kateb për agjencinë e lajmeve “ISNA”. Në javët e fundit ministri i Naftës ka insistuar se Irani ka kaluar me sukses pasojat e sanksioneve. Ndërkohë, një numër linjash ajrore janë detyruar të anulojnë fluturimet.

Ajo që vepron është linja ajrore kombëtare, Iran Air, raporton korrespondentit i BBC, James Reynolds. Eksportet janë jetike dhe kanë mbajtur me para dhe në pushtet qeveritë fetare, shton reporteri.

Sipas tij, ndërsa problemi pritet të zgjidhet në ditët e ardhshme, anulimi i fluturimeve është një shenjë e pastër e problemeve që po has ekonomia iraniane. /Telegrafi/