IPKO shpërblen mbi 100 mijë konsumatorë me PIKA
Katër muaj pas lansimit të programit “Pika”, konsumatorët e telefonisë mobile kanë pranuar më shumë se 8.4 milionë pika, rreth 4 milionë prej të cilave ata tashmë i kanë shndërruar në minuta, respektivisht në mbi 2 mijë USB, mbi 600 peshqir, apo 250,000 mega-bajt për të shfletuar internetin nga telefonat e tyre mobil.
Shpërblimi më i preferuar për anëtarët e regjistruar në programin “Pika” janë minutat e dhëna nga IPKO, ndërsa me plotësimin e programit me shpërblime të reja, kohëve të fundit është vërejtur rritje e kërkesës edhe për konvertimin e pikave në SMS, shërbimet të televizionit digjital, internetit apo USB.
“Përveç shndërrimit të pikave në minuta, mega-bajt apo USB, së fundmi ne kemi zgjeruar listën e dhuratave për konsumatorët tanë besnik, dhe ata sot mund të zgjedhin që pikët e fituara t’i kthejnë edhe në pako të internetit, televizionit digjital, apo në peshqir për pushime verore”, tha Alban Kastrati, zyrtar për marrëdhënie me publikun në IPKO.
Përdoruesit me parapagim dhe ata postpaid të telefonisë mobile IPKO, të cilët përdorin numrat e tyre 049 për më shumë se gjashtë muaj, mund të regjistrohen pa pagesë në programin “IPKO Pika” për të fituar pikë. Regjistrimi në program mund të bëhet duke dërguar SMS me tekst “PIKA” në numrin 123, duke thirrur numrin *777#, Qendrën e Thirrjeve, apo në ndonjërin nga 17 dyqanet e IPKO-së.
Për të rritur sasinë e shpërblimeve për konsumatorët e saj besnik, gjatë verës së këtij viti, IPKO ka dyfishuar numrin e pikave. IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë. /Telegrafi/


