Please enter at least 3 characters.

Interi refuzon propozimin e Juventusit për shkëmbim lojtarësh

2022/07/GetPaidStock.com-62bff8a27e337.jpg
289:"TURIN, ITALY - APRIL 03: Juan Cuadrado of Juventus is challenged by Edin Dzeko of FC Internazionale during the Serie A match between Juventus and FC Internazionale at Allianz Stadium on April 03, 2022 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)
28:"Juventus FC via Getty Images

Interi ka refuzuar një propozim të Juventusit për shkëmbim lojtarësh gjatë afatit kalimtar veror.

Dy skuadrat italiane patën biseda, por në fund nuk u arrit një marrëveshje për të bërë shkëmbim futbollistësh.

Në fakt ka qenë Zonja e Vjetër që i ka ofruar Interit mbrojtësin anësorë Juan Cuadrado si shkëmbim kokë më kokë me Edin Dzekon.

Drejtuesit e Interit fillimisht kanë menduar për ta bërë realitet këtë, por në fund Bepe Marotta ka refuzuar pasi dy sulmuesit që do të largohen janë Joaquin Correa dhe Alexis Sanchez.

Arsyeja tjetër që Inter refuzoi këtë shkëmbim është se mbrojtësi holandez Denzel Dumfires nuk do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

Gjithsesi torinezët tani i mbetet të shikojnë një zgjedhje tjetër për repartin ofensivë, pasi nuk do të mund ta marrin Dzekon nga Interi. /Telegrafi/