Please enter at least 3 characters.

Interi mendon ta shes Politanon në janar

2019/12/GettyImages-1168167706.jpg
286:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 14: Matteo Politano of FC Internazionale kicks the ball and misses a chance to score during the Serie A match between FC Internazionale and Udinese Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on September 14, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Matteo Politano nuk po kalon momente të mira te Interi që prej ardhjes së Anotnio Contes në krye të skuadrës.

Sulmuesi anësor ka kërkuar largimin nga skuadra zikaltër gjatë afatit kalimtar të janarit për të gjetur një ekip ku do të luaj rregullisht.

26-vjeçari dëshiron të luaj në Euro 2020, por me gjendjen e tij aktuale problem se do të marrë ftesë nga trajneri i Kombëtares italiane Roberto Mancini.

Fiorentina dhe Genoa janë dy skuadrat që po e kërkojnë me ngulm transferimin e lojtarit.

Matteo Politano. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Megjithatë Politano ka refuzuar një kalim në Genoa, pasi pretendon të luaj me një skuadër më të madhe.

Fiorentina mbetet një opsion shumë interesant për anësorin, por që në garë mund të futet edhe Roma.

Inter po kërkon Alessandro Florenzin dhe dy skuadrat munden të bëjnë shkëmbim që Florenzi t’i bashkohet Interit ndërsa Politano të rikthehet te Roma, ku ishte në akademinë e klubit. /Telegrafi/