Please enter at least 3 characters.

Interi ka refuzuar tri oferta për Lautaron, iu bën me dije çmimin e futbollistit ekipeve të interesuara

2021/08/1002818285-scaled-1.jpg
421:"May 23, 2021, Milan, Italy: Milan, Italy, San Siro stadium, May 23, 2021, Lautaro Martinez FC Internazionale celebrates after scoring the 3-0 goal during Inter - FC Internazionale vs Udinese Calcio - Italian football Serie A match Italian football Serie A match - Inter - FC Internazionale vs Udinese Calcio, milan, Italy PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY - ZUMAl164 20210523_zsa_l164_080 Copyright: xFrancescoxScaccianocex
23:"imago images/ZUMA Press

Lautaro Martinez duket se nuk do të mbetet te Interi edhe për një sezon tjetër.

Sulmuesi argjentinas ishte marrë vesh për një kontratë të re me klubin italian, por gjithçka ka ngecur pasi lojtari ka ndërruar agjent.

Agjenti i ri i Lautaro Martinezit i ka bërë të qartë Interit se oferta prej 4,5 milionë eurove në vit është e ulët dhe kërkon pagë më të lartë.

Kjo ka bërë që palët mos të kenë raporte shumë të mira dhe se Interi po mendon shitjen e sulmuesit gjatë verës.

Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid janë tri skuadrat që kanë dërguar oferta zyrtare, por që janë refuzuar nga Interi.

Kampioni në fuqi i Italisë i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara për Lautaron se lojtari mund të largohet vetëm nëse paguhen 90 milionë euro për të.

Kësisoj tani i mbetet skuadrave të interesuara që të rrisin ofertën nëse duan shërbimet e Lautaros. /Telegrafi/