Please enter at least 3 characters.

Interi ka marrëveshje me Correan, tani po tentohet të bindet Lazio

2021/08/joaquin-correa_nd5gd2pzzj041elf9uvtksenz.jpg
234:"TURIN, ITALY - MARCH 06: Joaquin Correa of SS Lazio celebrates a opening gaol during the Serie A match between Juventus and SS Lazio at Allianz Stadium on March 06, 2021 in Turin, Italy. (Photo by Marco Rosi - SS Lazio/Getty Images )
12:"Getty Images

Joaquin Correa po pëlqehet shumë nga Interi për repartin ofensivë.

Sulmuesi argjentinas ka bërë mjaftë mirë me Lazion në vitet e fundit dhe trajneri Simone Inzaghi e njeh mjaftë mirë.

Tekniku italian ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e lojtarit gjatë afatit kalimtar të verës.

Madje sipas mediave italiane Neroazzurët kanë arritur një marrëveshje personale me lojtarin që dëshiron ribashkimin me Inzaghin.

26-vjeçari pati një sezon të mirë me Lazion, ku edicionin e kaluar realizoi 11 gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 38 ndeshje zyrtare.

Neroazzurët duan ta marrin lojtarin, por tani duhet bindur Lazio për ta lënë të lirë.

Besohet se skuadra nga kryeqyteti italian do të ishte gati të hiqte dorë nga ylli argjentinas nëse arrin një ofertë mbi 20 milionë euro.

Vlen të përmendet se në garë për sulmuesin argjentinas mbetet edhe skuadra angleze Arsenal. /Telegrafi/