Interi favorit për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla
223:"NAPLES, ITALY - OCTOBER 19: Marash Kumbulla of Hellas Verona during the Serie A match between SSC Napoli and Hellas Verona at Stadio San Paolo on October 19, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
Marash Kumbulla (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
08/01/2020
Interi thuhet se ka kaluar si favorit për transferimin e mbrojtësit shqiptar të Hellas Verona, Marash Kumbulla, pasi Napoli është përqendruar në marrjen e Sofyan Amrabat.
Napoli dukej se e kishte përfshirë Kumbullan në negociata me Veronën, por Gianluca Di Marzio shprehet se nuk është kështu.
Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Interi tani është në ‘pole-position’, pasi ka negociuar një mundësi preferenciale për ta nënshkruar atë për sezonin e ardhshëm.
Nëse arrihet një marrëveshje për të riun shqiptar, mbrojtësi i majtë i Nerazzurrëve, Federico Dimarco, pritet t'i bashkohet Veronas këtë muaj.
Dimarco është i tepërt në ekipin nga Giuseppe Meazza, pasi ka luajtur vetëm 19 minuta në Serie A deri më tani në sezonin 2019-20. /Telegrafi/


