Please enter at least 3 characters.

Interi e mbyll në mënyrë të përsosur një sezon katastrofal (Video)

2017/05/IvanPerisicFCInternazionalevUdineseCalciorn-sB5dzWSGx-e1496004368497.jpg

Interi ka fituar ndaj Udineses në javën e fundit të Serie A me rezultat 5-2.

Vendasit ishin thjesht fantastik në këtë takim, por me vonesë pasi ata përfunduan sezonin jashtë garave evropiane.

Golin e parë në takim e shënoi Edern në minutën e pestë pas asistimit nga Davide Santon, kurse Ivan Perisic shënoi në minutën e 18-të pas asistimit nga Eder.

Më pas Perisic asistoi te goli i Marcelo Brozovic në minutën e 36-të dhe me rezultatin 3-0 përfundoi pjesa e parë.

Në minutën e 54 shënoi edhe një herë Eder, këtë herë u asistua nga Perisic.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Andrija Balic në minutën e 76-të, kurse Gabriele Angella shënoi autogol në minutën e 78-të.

Ndërsa golin e fundit në takim e shënoi Duvan Zapata në minutat shtesë ta takimit.

Interi e mbyll sezonin në vendin e shtatë me 62 pikë, kurse Udinese në vendin e 13-të me 45 pikë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5o7oe0_all-goals-highlights-hd-inter-5-2-udinese-28-05-2017_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5o7oow_duvan-zapata-goal-hd-inter-5-2-udinese-28-05-2017-hd_sport