Interi e fillon keq sezonin e ri
31/08/2014
Nerazzurrët dominuan në posedim gjatë gjithë ndeshjes edhe pse krijuan raste të rralla shënimi me anë të Pablo Oslvaldo.
Megjithatë ata për pak sa nuk pësuan në pjesën e parë të ndeshjes, pasi përforcimi i ri Nemanja Vidic shkaktoi një penalti duke ndërhyrë në Fabio Quagliarrella (20’). Por Marcelo Larrondo nuk ishte i saktë nga pika e bardhë, me Samir Handanovic që reagoi mençur në portë.
Problemet e Vidic për Interin nuk mjaftuan me kaq, por ai u ndëshkua me karton të kuq në fund të takimit të tij debutues në Serie A pasi duartrokiti një vendim të gjyqtarit.
Pas fitoreve të rivalëve si Milan, Juventus, Napoli e Roma, me paraqitjen e sotme Interi duket se edhe këtë sezon do të jetë një skuadër dytësore në kampionatin italian. /Telegrafi/


