Please enter at least 3 characters.

Interi afër transferimit të portierit të talentuar

2023/06/Theo-Sander.jpg

Inter pritet të nënshkruajnë me portierin e talentuar danez, Theo Sander.

Nerazzurët janë duke kërkuar një zëvendësues për Samir Handanovicin, që pritet të pensionohet.

Vlera e transferimit të Sander pritet të jetë 2.5 milionë euro, plus bonuset me një kontratë deri në vitin 2027.

Diskutimet janë në fazën finale, pasi duket është edhe dëshirë e lojtari duke ditur që klubi i tij AaB Fodbold ka rënë nga liga.

Kalimi i tij në Milano i portierit të talentuar nuk ka lidhje me të ardhmen e Andre Onanas.

Edhe pse ka raportimet se gardiani kamerunas mund të largohet nga Nerazzurët, është vetë ai që ka bërë të ditur se është i lumtur në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/