Please enter at least 3 characters.

Inspektorati ndalon punimet pa leje në Mitrovicë, operatori përballet me masa ndëshkuese

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ka ndërmarrë masa ndaj një operatori, i cili kishte nisur punimet e rrënimit pa u pajisur paraprakisht me leje nga organi kompetent, Drejtoria e Urbanizmit.

Sipas njoftimit të Komunës së Mitrovicës, ndaj operatorit do të shqiptohet masë ndëshkuese në rast se nuk u përmbahet rekomandimeve dhe urdhrave të dhëna nga inspektorët përgjegjës.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka bërë të ditur se aktivitetet e inspektimit dhe monitorimit do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Ai ka theksuar se do të ndërmerren masa ligjore ndaj të gjithë operatorëve që veprojnë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/