Please enter at least 3 characters.

Inspektime në Manastirin e Shën Kozmait në Fier

2019/03/Kozmani.jpg

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës realizuan një inspektim në Manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, si dhe në rrënojat e Kishës së vjetër të Shën Mërisë. Inspektimi konsistoi në dokumentimin e gjendjes së konservimit të dy objekteve, monumente kulture.

Manastiri i Shën Kozmait paraqitet në gjendje të mirë konstruktive. Ndërkohë që rrënojat e Kishës së vjetër të Shën Mërisë, të cilat ndodhen fare pranë Kishës së Shën Kozmait, paraqesin një situatë me problematike konstruktive.

Puna do të vijojë me hartimin e projektit restaurues nga specialistët e IMK-së.