Please enter at least 3 characters.

Insigne: Po luajmë çdo ndeshje sikur finale

2018/02/Lorenzo-Insigne-e1519718572615.jpg
248:"CAGLIARI, ITALY - FEBRUARY 26: Lorenzo Insigne of Napoli celebrates his goal 0-4 during the Serie A match between Cagliari Calcio and SSC Napoli at Stadio Sant'Elia on February 26, 2018 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne, insiston se skuadra e tij vazhdojë të fitojë ndeshje dhe titulli ende është në dorën e tyre.

Napolitanët shënuan fitore 0-5 ndaj Cagliarit dhe anësori italian shënoi një gol në këtë takim.

(Foto: Getty Images)

"Kemi pasur ndeshje të mirë dhe rezultat i rëndësishëm", ka thënë Insigne për Premium Sport.

"Jemi në maje, është në duart tona. Duhet të fitojmë ndeshjet e mbetura. Juve nuk do të dorëzohet, por ne kemi treguar se kemi karakter të madh dhe zemër të madhe".

"Nuk jemi duke i bërë presion askujt, po luajmë çdo ndeshje si finale. Shpresoj të shpërblemi në fund të sezonit".

“Gjithmonë tentojë të shpaguajë besimin e trajnerit, edhe nëse nuk shënoj. Nuk kam shënuar shumë, kështu që i kërkova Jorginhon të më lejojë të gjuajë penalltinë dhe e falënderoj atë që më lejoi".

“Reina? Shpresoj që të gjithë të qëndrojnë, por nuk varet nga unë të vendosi gjëra të tilla. Por, jam i bindur se Pepe dëshiron të qëndrojë këtu sa më gjatë që është e mundur", ka shtuar Insigne. /Telegrafi/