Please enter at least 3 characters.

“Inshallah” e thënë nga ylli i Hollywoodit, Anne Hathaway? Fansat vlojnë me reagime pas deklaratës së saj në intervistën për 'People'

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Anne Hathaway, është bërë sërish virale në rrjetet sociale — por këtë herë jo për ndonjë rol të ri apo për paraqitje në tapetin e kuq.

Gjatë një interviste të fundit për revistën prestigjioze People, ylli i filmit “The Devil Wears Prada” ka tërhequr vëmendjen e fansave me një detaj të pazakontë: ndërsa fliste për planet e saj në të ardhmen dhe projektet që pritet të vijnë, Hathaway përdori krejt natyrshëm shprehjen “Inshallah”.

Menjëherë pas publikimit të intervistës, rrjeti “u çmend” dhe përdoruesit e kapën menjëherë këtë moment, duke e shpërndarë masivisht në platforma të ndryshme. Reagimet më të shumta erdhën sidomos nga komuniteti mysliman, ku shumë fansa u shprehën të surprizuar dhe njëkohësisht të kënaqur nga përdorimi i kësaj shprehjeje nga aktorja.

@ahlanlivedubai Anne Hathaway has the internet doing a double-take 👀 During a recent interview with @People Magazine, the actress casually used the word “inshallah” while speaking about future plans, and fans immediately picked up on it. #thedevilwearsprada#annehathaway#inshallah♬ original sound - ahlan Dubai

Disa komentues shkruan se nuk e prisnin kurrë që Anne Hathaway ta kishte këtë fjalë në fjalorin e saj, ndërsa të tjerë e vlerësuan për natyralitetin dhe mënyrën e qetë me të cilën e shqiptoi, pa e bërë “sensacion” apo pa u përpjekur të tërhiqte vëmendje.

Edhe pse aktorja nuk dha një shpjegim të veçantë për këtë zgjedhje, përdorimi i “Inshallah” u interpretua nga shumëkush si një shembull se si shprehje të caktuara kulturore po bëhen pjesë e një fjalori global, edhe tek yjet e Hollywood-it.

Me një deklaratë të thënë rastësisht, Anne Hathaway duket se fitoi edhe një valë të re simpatie në internet, duke dëshmuar edhe një herë se si një detaj i vogël mjafton për ta vendosur sërish në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/