Please enter at least 3 characters.

India dhe Bangladeshi përgatiten për uraganin më të fuqishëm në dy dekadat e fundit

2020/05/cycloneamphan-759-2.jpg
468:"This May 17, 2020, satellite image released by NASA shows Cyclone Amphan over the Bay of Bengal in India. Amphan has intensified into a super cyclone and expected to make a landfall near Sundarbans, south of Kolkata, on Tuesday evening, May 19, 2020. A red alert has been initiated to sea bound fishermen and disaster management teams started evacuating villagers from the sea front. (NASA Worldview, Earth Observing System Data and Information System (EOSDIS) via AP)
2:"AP

Stuhia pritet të prek tokën sot, me erëra deri në 185 km/orë. Autoritetet presin dëme të mëdha materiale, ndërsa mundësitë e evakuimit ishin të ndërlikuara nga pandemia e coronavirusit. 

Uragani Amphan, më i fuqishmi në dy dekada në Gjirin e Bengalit, do të godasë sot Indinë dhe Bangladeshin, të cilët kanë frikë nga dëme të konsiderueshme dhe kanë evakuuar gati dy milionë njerëz, transmeton Telegrafi.

Ampahn (i shqiptuar "um-pun") duhet të bëjë ulje në tokë rreth orës 18:00 me kohë lokale në kufirin Indi-Bangladesh, në jug të qytetit të Kalkutës, me erëra deri në 185 km / orë.

Bangladeshi evakuoi rreth 2 milionë njerëz, një detyrë komplekse mes kufizimeve nga COVID-19. Viktima e parë u regjistrua në vend të mërkurën, një vullnetare nga Kryqi i Kuq lokal.

Në anën indiane, më shumë se 300,000 njerëz u evakuuan në shtetin e Bengalit Perëndimor dhe 20,000 të tjerë në rajonin fqinj të Odishës.

Amphan arriti në kategorinë 4 nga 5 në shkallën Saffir Simpson të hënën, me erëra 200-240 km / orë, dhe është cikloni më i fuqishëm që ka ndodhur në Gjirin e Bengalit që nga viti 1999. Atë vit, një ciklon u vra 10,000 njerëz në Odisha.

Megjithë humbjen e fuqisë së ciklonit në orët e fundit, ndërsa afrohet drejtë brigjeve, autoritetet indiane dhe Bangladeshi presin dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/