Please enter at least 3 characters.

Incident para vendvotimit në Novo Lisiçe, sulmohet një grua

2016/01/revoltohen-polic-euml-t-nuk-marrin-honorar-p-euml-r-orar-shtes-euml_hd.jpg

Incident në fillim të votimit para shkollës fillore "Llazo Angellovski" në vendbanimin e Shkupit, Novo Lisiçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një grup të rish kanë malltretuar një grua e cila kishte dalur për të votuar në referendum në vendin e shkollës, me çka ka ndërhyrë policia e cila ka qenë e vendosur në këtë vendvotim. Sulmuesit e kanë kundërshtuar edhe policinë, me çka ka ardhur deri tek arrestimi i personave të cilët janë dërguar në stacionin policor, thonë dëshmitarët për "Libertas".

Grupa e personave kanë bërtitur "Vdekje për shqiptarët".

Pas incidentit, para shkollës është shtuar prania e forcave policore.

Pritet informacionet e para nga MPB./Telegrafi/