Please enter at least 3 characters.

Incident në tubimin e OBRM-PDUKM-së

2016/10/Gruevski-me-zyrtaret-tjere-te-partise.jpg
3:"Fro

Nuk kanë mjaftuar thyerjet e shtabeve të OBRM-PDUKM-së në tre vendbanimeve dhe lyerja me të kuqe të bilbordeve të Gruevskit në Strumicë, që qytetarët të shprehin mllefin e tyre ndaj Nikolla Gruevskit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sonte është regjistruar edhe një incident në tubimin e partisë më të madhe qeveritare, OBRM-PDUKM-së në lagjen Aerodrom në Shkup. Gjatë fjalimit të Gruevskit, një pjesmarrës në tubim ka bërtitur "Shutkës nuk i ik". Siç dihet, me "shutka" njihet burgu famëkeq i Idrizovës që gjendet në lagjen Shuto Orizare.

Policia ka reaguar dhe e ka larguar personin që i'a kujtoi burgun Gruevskit./Telegrafi/