Please enter at least 3 characters.

Incident në Tabanoc, arrestohet një protestues i OBRM-PDUKM-së (Video)

2017/03/arrest_1893.jpg

Mediat në gjuhën maqedonase raportojnë për përplasje ndërmjet policisë dhe aktivistëve e simpatizantëve të OBRM-PDUKM-së në protestën e sontme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për bllokimin e vendkalimit kufitar në Tabanoc. Raportohet se protestuesit kanë dashur që domosdo të bllokojnë autostradën ndërkombëtare dhe vendkalimin kufitar.

Në përplasje me policinë, një protestues është arrestuar./Telegrafi/