Please enter at least 3 characters.

Incident i armatosur në Tetovë, ka të plagosur

2018/04/Policia-MK.jpg

Rreth orës 18:20 në rrugën "176" në Tetovë ka ndodhur një përleshje me armë ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas Marjan Josifovskit, që të dy janë dërguar në spitalin e Tetovës ndërsa organet e rendit kanë dalë për të hetuar shkaqet e incidentit.

Pritet që Prokurori Publik dhe policia të japin më shumë detaje. /Telegrafi/