Ilievski: Do të ndryshojmë shumë shpejt
E pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Marian Ilievski ka treguar edhe arsyeje që e quan skuadrën e tij drejt kësaj humbje dëshpëruese nga udhëtimi në Rumani, transmeton Telegrafi.
Sipas Ilievskit, koha e shkurtë për përgatitje dhe gabimet në fazën e rrëmbimit të topave nën kosh bënë që ekipi i tij të pësoj disfatë.
"Unë nuk dëshiroj të gjej ndonjë alibi, por kemi pasur një kohë shumë të shkurtër në dispozicion për tu përgatitur, por edhe nuk jemi të kompletuar. Gjithashtu kemi pasur lojtarë të lënduar”
“Ne kishim probleme në fazën e rrëmbimit së topave nën kosh, pasi që ekipi vendas rrëmbeu 15 të tilla dhe kështu, me lehtësi shënuan edhe pikë. Po ashtu nuk luajtëm një mbrojtje agresive”
“Jemi së bashku për një periudhë të shkurtër kohore, por ne do të ndryshojmë shumë shpejt", tha trajneri i Sigal Prishtinës, Marian Ilievski. /Telegrafi/


