Please enter at least 3 characters.

Ilazi: Kosova gati për liberalizim të vizave (Video)

2016/01/ilazi-kosova-gati-p-euml-r-liberalizim-t-euml-vizave-video_hd.jpg

Ai ka thënë se për liberalizimin e vizave, 90% e kritereve janë përmbushur dhe se shumë shpejt qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën e shteteve shengen.

“Kosova e meriton marrjen e rekomandimit për liberalizmin e vizave .Nuk kanë mbetur kritere të paplotësuara, ka kritere për të cilat është duke u punuar. Kemi mbi 90% të përmbushjes së kritereve. Ky është besimi ynë se në vitin 2016 qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin lirshëm në shtetet e zonës Schengen”, ka thënë Ilazi.

Ai ka folur rreth punës që është bërë në këtë drejtim.

Ilazi tha se në dhjetor ose në fillim të vitit të ardhshëm, presin të marrin një rekomandim për liberalizim të vizave.

“Më 5 qershor ministri Çollaku i ka dorëzuar Komisionit Evropian raportin e fundit gjithëpërfshirës. Në korrik kemi pasur një ekip vlerësues nga Komisioni Evropian që ka qëndruar këtu përafërt një javë dhe ka realizuar më se 100 takime. Ky ekip faktmbledhës ka bërë raportet e tyre dhe ato po shqyrtohen nga Komisioni Evropian. Ne presim që në fund të dhjetorit ose në fillim të vitit të ardhshëm të marrim një rekomandim për liberalizim të vizave, dhe pastaj ky rekomandim të votohet dhe të përkrahet edhe nga shtetet anëtare”, ka thënë zv.ministri Ilazi.

Ai ndër tjerash ka folur edhe rreth migrimit. Ilazi tha se ”duhet të angazhohemi drejtë të kuptojmë çka është liberalizmi i vizave dhe të sigurohemi se ajo çfarë ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar dhe janar me migrimin jo të rregullt të mos përsëritet për arsye se kjo do të kishte dërguar mesazh jashtëzakonisht negativ. Pjesë e kritereve për liberalizim të vizave në udhërrëfyesin ka qenë edhe reduktimi i numrit të azilkërkuesve.

Ilazi në këtë emision ka folur edhe rreth marrëveshjes së MSA-së e cila pritet të nënshkruhet nesër .Ai ka folur për rëndësinë e kësaj marrëveshje si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes për MSA-në dërgohet një mesazh i qartë se Kosova është një shtet që po e merr vetën, një shtet me të ardhme të sigurt evropiane. Prandaj, kjo krijon një momentum pozitiv edhe për shtetin tonë, në kuptimin edhe të proceseve tjera”, ka thënë ai.

Ndiqeni intervistën e plotë të shkëputur nga emisioni “ Kontakt”.