Idhulli i ri Konyasporit, Meha i përkushtohet familjes (Video)
Goli i shënuar ndaj Galatasarayt ka ngritur në piedestal mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Alban Meha.
Mediat turke i kanë kushtuar jo pak rëndësi kosovarit, duke e cilësuar një nga të huajt që është përshtatur më shpejt se kushdo tjetër dhe njëkohësisht duke fituar zemrat e tifozëve të skuadrës së tij Konyaspor, por edhe edhe respektin e turqve. Duke udhëtuar në një tren të shpejtësisë së lart, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, tifozë të ndryshëm, sa e kanë parë i kanë kërkuar autografe.
Portali turk “memleket.com.tr” ka postuar edhe një foto, teksa shihet Meha me familjen e tij.
Turqit vlerësojnë Mehën jo vetëm për përkushtimin me ekipin e tij, por edhe edhe si një familjar i mirë. Kultura e përbashkët me Turqinë e ka përshtatur shumë shpejt atë në kampionatin turk pas largimit nga Paderborni, që tashmë militon në Bundesligën e Dytë gjermane.
Por nëse në Turqi ai ka rilindur, duket se me Kombëtaren shqiptare ka bërë një hap pas. Duket se marrëdhëniet me trajnerin, Gianni De Biasi nuk janë më si më parë dhe ndoshta kjo është arsyeja që u la jashtë për ndeshjet e radhës, kundër Danimarkës dhe Portugalisë.
Gjithsesi, Meha i çoi “kartolinën” teknikut italian me atë supergol të shënuar ndaj Galatasarayt, ku luajti për 90 minuta në një nivel të lartë. /Telegrafi/


