Please enter at least 3 characters.

ICS për Galaxy Note

2016/01/f.0511115111755_210.jpg

Së bashku me versionin e ri të SO përditësimi sjell edhe ndërfaqen e përmirësuar TouchWiz UI, dhe aplikacionet për përdorim me Stylus S Note, Shape Match dhe My Story. Gjithashtu, përditësimi sjell edhe përkrahjen e vërtetë për dy bërthamat në procesorin 1.4-gigahercësh të cilin e përdorë Note. Rezultati i kësaj do të duhej të ishte puna më e shpejtë dhe më e qëndrueshme e celularit, në veçanti gjatë multitaskingut, si dhe rezultatet më të mira në testet benchmark.

Përditësimi i madh 319 MB do të lëshohet sipas regjioneve për të pasur kujdes nga mbingarkesa. /Telegrafi/