Please enter at least 3 characters.

Ibra mund të dënohet nga FA pas këtij gjesti ndaj Coleman (Foto/Video)

2016/12/Cy2RfcfWgAA7W0L-e1480888601485.jpg

Manchester Unitedi barazoi me Evertonin me rezultat 1-1.

Golin e vetëm për Djajtë e Kuq e shënoi Zlatan Ibrahimovic, por i cili mund të ketë probleme me Federatën Angleze të Futbollit.

E gjitha kjo pasi suedezi goditi mbrojtësin Seamus Coleman në fytyrë me këmbë duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Ky incident ndodhi gjatë pjesës së dytë në Goodison Park dhe pritet të hetohet nga zyrtarët e FA.

Ashpër ndaj Ibras reagoi edhe legjenda e Man Utd, Gary Neville, duke e konsideruar sjelljen e suedezit si të panevojshme. /Telegrafi/