Please enter at least 3 characters.

Ibra dhe Raiola vendosin për skuadrën e re, suedezi do të largohet në fund të sezonit nga Milani

2020/05/GettyImages-1200979391.jpg
230:"MILAN, ITALY - JANUARY 19: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan looks on during the Serie A match between AC Milan and Udinese Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on January 19, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Zlatan Ibrahimovic do të largohet në fund të këtij edicioni nga skuadra e tij aktuale Milan.

Në fakt kontrata e suedezit ishte për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Megjithatë suedezi nuk do të vazhdoj kontratën e tij, pasi nuk është i kënaqur me situatën aktuale te Milani.

Agjenti i lojtarit Mino Raiola ka biseduar me Ivan Gazdis nëpërmjet telefonit dhe nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

Zlatan Ibrahimovic . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Disa skuadra italiane kanë shprehur interesim për suedezin, por duket se e ardhmja e tij do të jetë në vendlindje.

Ibrahimovic ka vendosur të rikthehet në Suedi për të luajtur me Hammarbyn, klub ku është bashkëpronar.

Fillimisht agjenti italo-holandez Raiola ishte kundër këtij vendimi, por në fund ai është pajtuar me zgjedhjen e Ibras.

38-vjeçari ka për synim të rikthehet në vendlindjen e tij për të qenë më afër familjes, ndërsa shpreson që ta shpall kampion skuadrën e tij të re Hammarby.

Pas përfundimit të sezonit në Serie A, Ibrahimovic pritet të nënshkruajë me Hammarbyn, klub ku u stërvitë gjatë kësaj kohet ë pandemisë sa ishte në Suedi. /Telegrafi/