Please enter at least 3 characters.

Ibërdemaj përforcon Trepçën

2016/01/ib-euml-rdemaj-p-euml-rforcon-trep-ccedil-euml-n_hd.jpg

Skuadrat nga fundi i tabelës ia kanë përvjelur mëngët dhe kanë filluar të përforcohen me lojtarë. E fundit e cila e ka bërë goditjen e rradhës është skuadra e Trepçës që në rradhët e veta e ka transferuar Flakron Ibërdemjan, ish futbollistin e Gjilanit.
Lajmin për “Tribunën e ka konfirmuar vetë futbollisti.

”Kam arritur marrëveshje me Trepçën për gjashtë muaj. Shpresoj që kontributi im do ti shërbejë skuadrës së Trepçës për ti realizuar objektivat e saj”, përfundoi Ibërdemaj i cili më parë ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit dhe Ulpianës.