Ia pa hairin futbollit në Kosovë: Fitoi dy shtëpi, një banesë dhe veturë
05/04/2015
Numri i trofeve të fituar ngai është goxha i madh. Por ai në karrierën e tij si futbollist ka fituar edhe më shumë sesa titujt e kupat.
“Atë që e kam arritur sot e kam nga futbolli. Kam ndërtuar dy shtëpi në fshat dhe kam blerë banesën time në Prishtinë prej 100 metrash katrorë. E kam paguar edhe martesën time dhe kam blerë veturë”, deklaroi Statovci për Koha Ditore.
“Të gjitha i kam bërë pa ndihmën e askujt. Kam bërë jetë të mirë nga futbolli”, shtoi tutje Statovci.
Ky i fundit, 35-vjeçar, karrierën e ka filluar në klubin Besiana si pionier, pastaj si junior dhe senior


