Ia gjetën në shtëpi 883 fishekë në shtëpi, shoqërohet në Polici i dyshuari në Prishtinë
25/08/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të armëmbajtjes pa leje në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën, në ora 22:10.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar rreth 883 fishekë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


