Please enter at least 3 characters.

I riu nga Pakistani vret aksidentalisht veten, gjersa po filmonte një video në një aplikacion

2020/06/2491_KARACHI_EDIT_shutterstock_625569917_Aleem_Zahid_Khan.original-scaled.jpg

Një 17 vjeçar në Karaçi të Pakistanit vdiq pasi qëlloi aksidentalisht veten gjersa po filmonte një video në aplikacionin e TikTok.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i riu i identifikuar si Tanveer thuhet se po filmonte veten me telefon, ndërsa mbante pistoletën e babait të tij – raportohet se e gjithë ngjarja kishte ndodhur të dielën.

Pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore, trupi i të riut iu dorëzua familjes, raportojnë mediet lokale.

Lidhur me këtë rast policia ka nisur hetimin, ndërsa deklaroi se pistoleta të cilën e posedonte babai i viktimës ishte me leje. /Telegrafi/