Please enter at least 3 characters.

I propozoi martesë të dashurës infermiere me unazën e futur në plagë (Video)

2017/05/I-propozoi-martesë-të-dashurës-infermiere-me-unazën-e-futur-në-plagë-foto.jpg
6:"© CEN

Burri i paemëruar nga Rusia, i ka propozuar martesë të dashurës së tij e cila është infermiere, me anë të unazës që e ka futur në plagën që e kishte në bark.

Videoja që po bën xhiro në rrjetet sociale, e tregon momentin kur ajo emocionohet dhe nuk dinte si të reagonte, derisa pranoi, transmeton Telegrafi.

Nuk janë dhënë detaje se si e ka futur unazën, por në bazë të komenteve thuhet se atë e ka kryer një doktor dhe gjithçka ka qenë nën kontroll.

“Është romantike dhe pak e frikshme të propozohet në këtë formë, gjithsesi shumë e veçantë” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/